Pas ditësh tensionesh dhe përplasjesh mes Bashkimit Europian dhe kompanisë së barnave, prodhuese e një prej vaksinave anti-covid AstraZeneca, duket se mes tyre është gjetur gjuha e përbashkët.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen nëpërmjet një postimi në Twitter deklaroi se AstraZeneca do të japë doza shtesë të vaksinës së saj në Bashkimin Evropian dhe do të rrisë kapacitetin e saj prodhues në kontinent.
“Hap përpara për vaksinat!. AstraZeneca do të japë 9 milion doza shtesë në tremujorin e parë (40 milion në total) krahasuar me ofertën e javës së kaluar dhe do të fillojë dërgesat një javë më herët sesa ishte planifikuar. ”
Në cicërimën e saj, ajo gjithashtu tha, “Kompania do të zgjerojë gjithashtu kapacitetin e saj prodhues në Evropë.”
Rregullatori i barnave i Bashkimit Europian autorizoi të premten vaksinën e zhvilluar nga Oxford-AstraZeneca Covid-19 për përdorim në 27 vendet e sanë anëtare.
Vendimi i shumëpritur nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) erdhi pasi disa vende të BE-së paralajmëruan se po mbaronin dozat e vaksinave, ndërsa vdekjet nga koronavirusi po rriteshin në të gjithë kontinentin./CNN