Janë publikuar sot në Fletoren Zyrtare koordinatat dhe hartat e zonave të reja për zhvillim, ku do të vendosen banorët, banesat dhe shtëpitë e të cilëve kanë dalë të pabanueshme nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit është caktuar si njësi zbatuese për ndërtimin e banesave të reja ose të ndërtesave publike të dëmtuara dhe për ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike e kritike. Përjashtim bën vetë Tirana, ku një rol të tillë do ta luajë bashkia.
Në Tiranë, zonat e reja do të jenë gjithsej 9, konkretisht në:
-Njësia Administrative 6, zona Kombinat, Bashkia Tiranë
-Njësitë Administrative 4 dhe 8, zona “5 Maji”, Bashkia Tiranë
-Njësia Administrative 6, zona Kombinat, Bashkia Tiranë
-Njësinë Administrative 11, Universiteti Bujqësor i Tiranës, Bashkia Tiranë
-Njësinë Administrative Baldushk, Bashkia Tiranë,
-Njësinë Administrative Ndroq, Bashkia Tiranë,
-Njësinë Administrative Pezë, Bashkia Tiranë
-Njësinë Administrative Vaqarr, Bashkia Tiranë
-Njësinë Administrative Zall-Herr, Bashkia Tiranë
Në Durrës, zona ku do të ndërtohet është ish-Uzina Mekanike Bujqësore, Njësia Administrative Durrës, Bashkia Durrës, e cila ndodhet në Shkozet (harta më poshtë).
Zonat e tjera të reja ku do të zhvillohen janë në Bubq, Bashkia Krujë; të zonës 1, Njësia Administrative Fushë-Krujë, Bashkia Krujë; Zona 1, Njësia Administrative Kavajë, Bashkia Kavajë; të zonës 1/2, Njësia Administrative Laç, Bashkia Kurbin, zonë e re për zhvillim; zona 1, Njësia Administrative Vorë, Bashkia Vorë;
ME POSHTE JANE HARTAT
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Cfare do behet me banoret qe kane shpine ne keto zona?
do te shpronesohen sipas ligjeve
Po grabisin pronen private nen petkun e shpronesimit per interes publik.
SHPRONESIM = GRABITJE ME ANE TE LIGJIT
lan nam. te punesojne planifikues urban e te heqin ato fasha respekti ndaj territorit. me paint ti besh edhe del me mire. cfare ligji te lejon te ndertosh buze lumit, ne centrale elekrike dhe autostrade, toka bujqesore per konvertim trualli?
Jeni esnaf ju planifikuesit i beni gjerat te bukura po funksionaliteti 0. Harta i ka te gjithe elementet e nevojshem dhe eshte qartesisht e dukshme per tu perdorur nga planifikuesit dhe inxhinieret.