Ministri danez i financave Bjarne Corydon po përgatitet të reduktojë stimujt teksa optimizmi i konsumatorit ka nxiti zgjerim në ekonominë më të dobët në Skandinavi.
Raportet javën e kaluar treguan se shitjet me pakicë janë në nivelet më të larta në dy vjet dhe konsumatorët më optimiste që përpara se të shpërthente kriza financiare në vitin 2008. Banka qendrore javën e kaluar rriti vlerësimet e rritjes për ekonominë prej 340 miliard dollarësh dhe paralajmëroi se pomonitoron rënien e papunësisë që për disa profesione është në të nëjtin nivel me periudhën kur ekonomia ishte e ‘mbinxehur’ në vitin 2006.
Qeveria e kryesuar nga Social Demokrate, të cilët u përballën me një zgjedhje para shtatorit të vitit 2015, ka rritur shpenzimet në kufi me qëllim që ta nxjerrë vendin nga kriza e shkaktuar nga ‘goditja’ e strehimit në vitet 2007-2008 . Deficiti do të arrijë në 3 për qind të prodhimit të brendshëm bruto vitin e ardhshëm, duke testuar kufirin sipas rregullave të Bashkimit Evropian, ka deklaruar Ministria e Financave.