Danimarkë, në vendin e mbrojtur nga UNESCO pritet të hapet në pranverë kulla e re spirale

19/04/2021 4:47 PM 0 komente
© Bjarke Ingels Group

Një kullë e re spirale pritet të hapet këtë pranverë dhe ajo do t’u ofrojë vizitorëve një pamje panoramike mbi Parkun Kombëtar të Detit Wadden në bregun perëndimor të Danimarkës.

Kulla (Marsh Tower-Kulla moçalore) do të jetë e lartë 25 metra dhe do të ketë formën e shkallëve spirale të cilat do të përfundojnë mbi banesat e shumta që ndodhen përreth kënetës. E projektuar nga Bjarke Ingels Group dhe në ndërtim e sipër, ajo do të mund të shihet deri në Esbjerg dhe Rømø, gjithmonë kur kushtet e motit të jenë të mira.

Ajo do të vendoset pranë një vendi të ri për kampera në kampin Marsk dhe do të ketë një hapësirë për të akomoduar rreth 125 kampera. Recepsioni, kafeneja, restoranti dhe një dyqan akulloresh janë pjesë e Parkut antik Hjemsted. Duke qenë se ato janë ndërtuar me materiale nga natyra nga zona përreth, ato janë ridekoruar në mënyrë moderne, por duke u munduar në maksimum që të mos dëmtojnë mjedisin. Këtu ka gjithashtu edhe një shesh lojërash dhe një fushë mini-golfi për të argëtuar familjet.

© Bjarke Ingels Group

Adhuruesit e natyrës do të shijojnë Parkun Kombëtar të Detit Wadden, i cili është i famshëm për shumëllojshmërinë e botës së egër nënujore. Deti Wadden është cilësuar si një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s për vlerën e tij unike dhe gjeologjike dhe ekologjike.

Kullën do të ketë mundësi ta vizitojë çdo grupmoshë pasi ajo do të jetë e pajisur me ashensor. / Lonely Planet

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of