REVISTA MONITOR
MONITOR MAGAZINE
Login
Revista Monitor
Saturday / 17 April, 2021
Facebook LinkedIn Instagram YouTube RSS
  • Profili
  • Financë
    • Banka
    • Fiskale
    • Mikrofinancë
    • Leasing
    • Sigurime
    • Real Estate
    • Borxhi Publik
    • Buxheti
    • Faktoring
    • Politika Monetare
    • Personale
  • Biznes
    • Energji
    • Shëndetësi
    • Industriale
    • Media & Advertising
      • Media
      • Advertisers
      • Agency
      • Professional studio
    • Tregeti me Pakice
    • Transport
    • Telekomunikacion
    • Teknologji
    • Teknologji Informacioni
  • Ekonomi
    • Speciale
    • Agroindustri
    • Bujqësi
    • Eksporte
    • Institucione Nderkombetare
    • Investime
    • Prona
    • Te Ndryshme
    • Tregetia e Jashtme
    • Turizem
  • COVID-19
  • Bota
    • Europa
    • Te Tjera nga Bota
    • SHBA
    • Azi
    • Lindje e Mesme
    • Rajoni
  • Kosova
  • Menaxhim
    • Karriera
    • Edukim
      • Tarifat
      • Masterat
      • Doktoraturat
    • Sipërmarrje
    • Profil
    • Rekrutim
  • Kërkime
  • Kontakt
editorial
Buxheti dhe Becchetti
Coronavirus në Shqipëri
Statistikat e fundit →
KARRIERA
Pse konflikti në punë nuk është gjithmonë negativ
Abonohuni:
Print
Online

Video Monitor Ekonomi

play_btn

Si ndikoi kufizimi i shtrimeve te pacientët me Jo-Covid?

Share on Facebook
Facebook
Share on LinkedIn
Linkedin
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email to someone
email
Print this page
Print

I ftuar: Ilir Allkja, Mjek

Share on Facebook
Facebook
Share on LinkedIn
Linkedin
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email to someone
email
Print this page
Print

[shikoni]

Më të Lexuarat e Javës

  • Rreth 182 mijë aplikime online për të verifikuar nëse punëdhënësi u ka paguar sigurimet
  • Mbi 10 mijë vdekje shtesë në vend, që nga fillimi i pandemisë (rritje 48%); Në mars 2021 u dyfishuan
  • Denaj: Regjistrimi i markës rrit konkurrencën e ndershme për biznesin
  • Konkurrenca: Bankat e mëdha të ulin interesat e kredive dhe komisionet
  • “Liderët politikë si ‘Babagjysha’, premtime dhe imazh joreal”
  • MIE hap procedurën konkurruese për katër zona minerare
  • “Qasjet e Fushatës, Rama targeton emocionet, Basha arsyen”
  • Qytetarët e Kosovës shpenzuan 10 milionë euro gjatë fundjavës në Shqipëri
  • Rënia e infektimeve, nga nesër ora policore fillon në 22:00, shtyhet orari edhe për baret e restorantet; Hapen fluturimet me Britaninë
  • Bileta online, Transporti ndërqytetas me platformën eTransport
Jeni duke lexuar EDITORIAL
Danke Frau Merkel!
Share on Facebook
Facebook
Share on LinkedIn
Linkedin
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email to someone
email
Print this page
Print

Megjithëse e la të ngushtë shtegun për hapjen e negociatave për anëtarësimin, Kancelarja Merkel i bëri një shërbim të madh shqiptarëve. E mira që vjen pas tij filloi të marrë formë, sapo ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, tha se dorëzonte mandatin e deputetit.

Largimi i tij nga Parlamenti nuk ishte shprehje e vetëdijes politike. Ai ndodhi sapo u bë e qartë se Gjermania kërkonte një proces gjykimi ndaj tij. As në fillim kur nisën hetimet, as tani në fund, me deklaratën për mediat, zoti Tahiri nuk bindi, por gjatë gjithë kohës ka “kërcënuar” se, nëse ai do të digjej, do të digjeshin edhe të tjerë. Aq i sigurt ishte tek zjarri që ndezi brenda mazhorancës, saqë u paraqit në Parlament për të mos djegur mandatin. Ai nuk e dinte se çfarë do të ndodhte pas dyerve të mbyllura mes Kryeministrit Rama dhe zonjës Merkel në Berlin. Vetëm kur i thanë, u detyrua të dorëzohej.

Me këtë akt, zonja Merkel u tregoi shqiptarëve një nga shumë arsyet se pse duhet Europa dhe sa e drejtë është aspirata e tyre. Zonja Merkel na tregoi se flakët që ndezin kapadainjtë e vegjël lokalë të pushtetit, janë aq të vogla sa nuk arrijnë dot të prekin shqiptarët dhe se presionin e Europës për drejtësi nuk ka këllqe ta mbajë askush këtu brenda.

Ndërkohë ky ishte rasti më magjik kur shqiptarët panë se si përpjekjet e tyre sinkronizohen pa sforco dhe pa kushte me nevojën e përbashkët me BE-në, për shtet të së drejtës. Zonja Merkel na bëri edhe një herë të shikojmë qartë se janë qeveritë ato të cilat, të rëna në batakun e korrupsionit dhe pa përgjegjshmëri, po vonojnë integrimin.

Zoti Tahiri nuk ka qenë qytetar i thjeshtë, siç është tani, por përfaqësues i lartë i shtetit dhe bashkëfrymëzues i filozofisë së një mazhorance që është në pushtet. Ndaj, ai nuk mund ta mbajë fajin politik të gjithin mbi vete. Ashtu siç tha ai, me nota kërcënuese në daljen për mediat kur dorëzoi mandatin, ka një sistem që është i kapur dhe la të kuptohej se përpara se shigjetat të drejtoheshin ndaj tij, ato duheshin shënjestruar më lart dhe më gjerë.

Me këtë qëndrim, zoti Tahiri, si pjellë e kësaj politike, po e bën sërish të qartë se pushteti flet për drejtësinë, voton Vetting-un, por nuk është i gatshëm të pranojë një proces drejtësie, kur ajo shkon tek ai, por e lëviz gishtin gjetkë. Kjo është pjesa më trishtuese dhe zhgënjyese e këtij rasti, që tregon se drejtësia megjithëse ka filluar të funksionojë pjesërisht përmes pastrimit të radhëve në gjyqësor dhe polici, do të nisë të vihet kur të përfshijë pushtetin.

Vetting-u për politikën është çka presim në finale. Megjithëse ne shqiptarët e thjeshtë e kemi thënë këtë shpesh, duke folur shqip, askush nuk na ka dëgjuar. Ndaj e falenderojmë në gjermanisht zonjën Merkel (Danke Frau Merkel), se si duket kjo është gjuha që kupton pushteti.

Share on Facebook
Facebook
Share on LinkedIn
Linkedin
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email to someone
email
Print this page
Print

Komente

avatar
avatar
  Subscribe  
Notify of

© 2021 — Revista Monitor | Media Union
wpDiscuz