Greqia dhe partnerët e saj në eurozonë kanë nisur zyrtarisht bisedimet më 17 korrik, hartuar për të udhëhequr drejt një programi të tretë ndihme për Athinën që gjason të arrijë një total prej 86 mld euro (93.4 mld dollarë) gjatë tre viteve.
Jeroen Dijsselbloem, kryetari i ministrave të financave të eurozonës, tha se negociatat do të ‘marrin’ katër javë, edhe pse ai e pranoi se ka nga ata ‘që më quajnë optimist’.
Greqia siguroi gjithashtu financimin ‘urë’ prej 7.16 mld euro në të njëjtën ditë për një periudhë tre-mujore për të mbështetur ekonominë e saj deri në dakordimin e paketës së shpëtimit.
Paratë do të mjaftojnë deri në korrik, por nuk do të të mbulojnë pagesat që priten në gusht, sidomos 3.4 mld eurot që i detyrohet Bankës Qendrore Evropiane në 20 gusht.
Zëdhënësja e qeverisë greke Olga Gerovasili tha se 20 gushti ishte data e fundit për një marrëveshje.
Duke supozuar se deri atëherë do të arrihet marrëveshja për një seri të re të reformave, ajo do të ketë gjasa të nënshkruhet dhe ratifikohet nga disa parlamente kombëtare në shtator. Përpara kësaj Fondi Monetar Ndërkombëtar duhet të prodhojë një analizë të përditësuar të qëndrueshmërisë së borxhit grek.
FMN-ja ka thënë se mund të marrrë pjesë në një program vetem në qoftë se qëndrueshmëria e borxhit të vendit sigurohet për një periudhë afat- mesëm.
Krahu mbikëqyrës bankar i BQE-së do të kryejë një vlerësim gjithëpërfshirës të gjendjes së bankave të Greqisë pas verës për të përcaktuar nevojat e tyre për kapital. Deri në 25 miliard euro të ndihmës të propozuar janë rezervuar për rikapitalizimin e bankës dhe zgjidhjen e mundshme.
Në qoftë se marrëveshja ratifikohet në shtator, në muajin dhjetor do të kryhet rishikimi i parë tremujor i progresit dhe ekonomisë së Greqisë.
Vendet e Eurozonës kanë rënë dakord të marrin në konsideratë lehtësimin e borxheve për Greqinë në formën : ‘ndoshta periudha më të gjata të pagesave’ pasi të ketë përfunduar pozitivisht rishikimi i parë.
Në vijim gjenden datat kryesore mbi bisedimet e financimit të Greqisë me partnerët e saj në Eurozonë, BQE dhe FMN, si dhe një listë e pagesave të ardhshme që duhen shlyer nga qeveria greke.
Korrik
22 – Parlamenti grek vendos të votojë mbi setin e dytë të masave të kërkuara nga partnerët e eurozonës (pas setit të parë më 17 korrik). Kërkesat konsistojnë për një riorganizim më të madh të sistemit civil të drejtësisë në procesin gjyqësor dhe për të reduktuar shpenzimet dhe transpozimin në ligjin kombëtar të rregullave të BE-së mbi zgjidhjen e bankës, përfshirë mekanizmat e ‘shpëtimit nga brenda’ për të siguruar që të jenë aksionarët dhe kreditorët ata që ndajnë kostot e bankave të falimentuara, në vend të taksapaguesve.
Gusht
20 – Greqia pritet të paguajë obligacione me maturim pesë-vjeçar mbajtur nga Banka Qendrore Evropiane, me principal dhe interes prej 3.4 miliardë euro.
Shtator
Nënshkrimi potencial dhe ratifikimi i programit të paketës së tretë të ndihmës nën Mekanizmin e Stabilitetit Evropian
11 – Takimi i ardhshëm i planifikuar i ministrave të financave të zonës së euros
Tetor
17 – Skadimi i kredisë urë tremujore nga Mekanizmi i Stabilitetit Financiar Evropian.
Dhjetor
Rishikimi i mundshëm i parë tremujor i progresit greke për paketën e tretë të shpëtimit.