Brexit një prej çështjeve më të diskutuara në Davos 2019

25/01/2019 1:36 PM 0 komente

Teksa takimi i Forumit Ekonomik Botëror në Davos pritet të përfundojë ditën e sotme, një prej temave më të rëndësishme që është prekur nga liderë të ndryshëm botërorë ka qenë ajo e Brexit.

Gjatë fjalimit të tij edhe gjatë ditës së djeshme dhe gjatë intervistës së dhënë sot për Bloomberg, konservatori britanik, Philip Hammond u shpreh se Britanisë i duhet një referendum i dytë mbi Brexit.

Por ai përsëri gjithashtu edhe faktin se nëse Britania del nga Bashkimi Europian pa nënshkurar asnjë marrëveshje, atëherë kjo do të ishte një tradhëti ndaj popullit britanik.

Gjatë takimit të sivjetshëm në Davos, Z. Hammond nënshkroi edhe një marrëveshje sigurie me Zvicrën, për të pasur një aleat të sigurtë pas daljes së Britanisë nga BE-ja.

Kjo marrëveshje do të replikojë efektet aktuale të marëveshjes së BE-së me Zvicrën dhe do t’i mundësojë si Zvicrës ashtu edhe Britanisë lehtësi të shumta në tregjet e tyre respektive falë njohjes së ndërsjelltë të rregulloreve të Sigurisë.

Fati i bizneseve të ndryshme në Londër ka qenë edhe një prej sheqtësimeve të shumë biznesmenëve të cilët i kanë zhvendosur qendrat e tyre të biznesit në shtete të tjera.

Një prej momenteve më të rëndësihme të ditës së sotme ka qenë edhe fjala e Greta Thunberg, adoleshentes ambientaliste, e cila iu drejtua të pranishmëve duke i dhënë këtë mesazh: “Në takime të tilla si ky i Davosit, njerëzit më të suksesshëm dhe më të rëndësishëm të botë mblidhen për të treguar histori suksesi, por suksesi financiar është shoqëruar me një kosto të paimagjinueshme në kurriz të ndryshimeve klimatike. Ne kemi dështuar”.

Dhe fatkeqësisht çëshjta është shumë e thjeshtë. Ne duhet të ndalojmë emetimet e gazërave serrë. Nëse ne nuk do të bëjmë një gjë të tillë askush tjetër nuk do ta bëjë atë. Të rriturit mundohen shpeshherë që të na japin neve shpresë. Unë nuk kam nevojë për shpresën tuaj. Unë dua që ju të ndjeni të njejtën frikë që ndjej dhe unë, atë që më duket shpeshherë se shtëpisë sime, shkollës sime i ka rënë zjarri, edhe pse ky zjarr nuk duket”, përfundoi ajo fjalën e saj.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of