Debia ndaj OSHEE-së rritet edhe më tej, institucionet thellojë borxhin

02/07/2021 10:00 AM 0 komente

Rritja e gjendjes debitore ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka vazhduar për të tretin vit radhazi rritjen e saj dhe shkak për këtë janë bërë vetë institucionet buxhetore dhe jobuxhetore.

Në total gjendja debitore arriti në fund të prillit 2021 rreth 76.8 miliardë lekë apo rreth 625 milionë euro. Më shumë se 60 për qind e kësaj debie apo 46.7 miliardë lekë i përket familjarëve por që kjo debi edhe pse me luhatje të lehta nga viti në vit tregon se ka hyrë në një cikël të rregullt uljeje që nga viti 2014 kur shënonte 55.5 miliardë lekë.

Kjo periudhë përkon me kohën kur nisi aksioni më i madh i sektorit për ndërprerjen e ligjeve të jashtëligjshme si dhe ndërprerjen e energjisë për debitorët. Edhe pjesa e biznesit ka pasur një ulje graduale të gjendjes debitore të saj që ka qenë shumë e ngadaltë. Gjendja debitore e biznesit ka qenë në nivelin 11.09 miliardë lekë duke u ulur me shumë pak në raport me fundin e vitit të shkuar kur shënonte 11.1 miliardë lekë.

Nga ana tjetër kategoria që ka thelluar më shumë gjendjen e saj debitore janë institucionet jobuxhetore të cilët nga viti 2016 e në vazhdim kanë shënuar vetëm rritje. Në vitin 2016 kjo gjendje debitore ishte 5.7 miliardë lekë dhe në fund të prillit ishte më shumë se dyfishuar duke kapur vlerën 14.6 miliardë lekë. Në raport me fundin e vitit 2020 gjendja debitore u rritur me gati 1 miliardë lekë apo rreth 8 milionë euro.

Problematika me institucionet jobuxhetore ka kohë që vijon dhe një grup i konsiderueshëm i këtyre detyrimeve është i akumuluar nga ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve, ndërmarrjet e ndriçimit të qytetit. Por ndërprerja e shërbimit për ujësjellësit nuk mund të bëhet për shkak të rëndësisë jetike që ka shërbimi i tyre. Mes qeverisë është negociuar për të gjetur një zgjidhje për shlyerjen e këtyre detyrimeve.

Pavarësisht se gjendja debitore që raportohet nga OSHEE për pjesën e jobuxhetorëve ku bëjnë pjesë edhe ujësjellësit është 14.6 miliardë lekë, pak kohë më parë nga një dokument i Ministrisë së Financave dhe asaj të Infrastrukturës dhe Energjisë deklaronte se ky borxh kishte arritur 17 miliardë nga ku 9 ishin principal dhe pjesa tjetër interesa./ N.Maho

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of