Deficiti rritet në 1.7% të PBB-së në Rumani

11/05/2020 4:23 PM 0 komente

Deficiti i konsoliduar i buxhetit të Rumanisë u zgjerua në 1.7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në tremujorin e parë, krahasuar me një hendek prej 0.7% në fund të shkurtit, pasi shpërthimi i koronavirusit shkaktoi rënie të të ardhurave, treguan të dhënat e Ministrisë së Financave.

Në terma nominalë, deficiti ishte 18.06 miliardë lei. Të ardhurat, të cilat u kontraktuan me 25% deri në mars, arritën në 72.2 miliardë lei, ose 6.7% të PBB-së. Shpenzimet ishin 90.3 miliardë lei. Ndërsa shpenzimet për investime, përfshirë fondet e BE-së, u rritën me 20.4% krahasuar me vjet, duke arritur në 5.9 miliardë lei.

Shteti anëtar i Bashkimit Europian regjistroi një deficit prej 0.5% të PBB-së në tremujorin e parë të vitit të kaluar.

Deficiti i konsoliduar i buxhetit në Rumani do të dyfishohet nga objektivi i tij fillestar, duke arritur në 6.7% të PBB-së, këtë vit ndërsa ekonomia do të kontraktohet me 1.9%, deklaroi Ministria e Financave.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of