Delta dhe EasyJet konfirmojnë bisedimet mbi ofertën e përbashkët për Alitalian

14/02/2019 11:49 AM 0 komente

Delta dhe EasyJet kanë konfirmuar se, së bashku me kompaninë italiane hekurudhore të mbështetur nga shteti, Ferrovie dello Stato, janë bashkuar për të shqyrtuar një përpjekje për të blerë Alitalian.

Ferrovie po merr rolin udhëheqës në ofertën e fundit për të rinovuar kompaninë italiane, gati dy vjet pasi linja ajrore u vendos për herë të dytë në shitje..

“Diskutimet midis partnerëve të mundshëm do të përqëndrohen në “përkufizimin e aspekteve kryesore të planit të ri Alitalia”, tha kompania Ferrovie në deklaratë.
EasyJet konfirmoi të enjten bisedimet mbi “formimin e një konsorciumi për të shqyrtuar mundësitë” për operacionet e ardhshme të operatorit italian.

Ora po troket për Alitalian, shkruan Bloomberg. Kompania ajrore përgjysmoi humbjen e saj në 154 milionë euro vitin e kaluar, sipas një raporti. Tani Alitalia po kërkon partnerë ndërkombëtarë për të qëndruar në ‘këmbë’ në një treg ku çmimet janë nën presion dhe konsolidimi i industrisë e ka lënë atë të nënshtruar nga rivalët.

Qeveria italiane është e gatshme të marrë pjesë në krijimin e një “Alitalie të re”, me kusht që plani i ardhshëm i biznesit të aviacionit të jetë i qëndrueshëm dhe të përmbushë normat evropiane, sipas zyrës së kryeministrit Giuseppe Conte në një deklaratë ditën e sotme.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of