Tërmeti i 26 nëntorit 2019 shkaktoi dëme të konsiderueshme në një sërë bashkish në vend dhe fazat e ndërhyrjeve për rikonstruksionet apo rindërtimin nga e para po menaxhohet nga ente të ndryshme. E fundit është Bashkia e Lezhës që ka vendosur të ndërhyrjë në ambientet e përbashkëta të pallateve për të kryer riparimet e nevojshme duke vënë në dispozicion një fond limit prej 1.7 milionë euro. Referuar dokumenteve bëhet e qartë se suvatimi do të jetë i thjeshtë siaps kategorisë DS3.
“Rëndesia e këtij investimi qëndron në faktin se duke realizuar restaurimit të fasadave do të trajtojë problemet estetike konsideruar edhe raste të tjera të restaurimeve tipologjike të zonës. Kështu, do të unifikohen ngjyrat e fasadave, duke përdorur një paletë tip dhe një dizajn që përmban nuanca të vecanta për kornizimin e dritareve, evidentimin e shtesave e ballkoneve, ndarjen e kateve etj. Suvatimi do te jete i tipit te thjeshte, sipas detajit D3” thuhet në dokumente.
Sipas bashkisë janë të paktën 31 objekte ku parashikohet të kryen ndërhyrje. Operatorëve ju është lënë në dispozcion që të paraqesin ofertat për këtë projekt deri në 11 janar ndërkohë që ai që do të shpallet fitues do të ketë në dispozicion 12 muaj për të përfunduar punimet në objektet e piketuar sipas raportit teknik.
Procesi i rindërtimit pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit është shfaqur i copëzuar në administrim dhe në disa raste kompetencat i janë lënë bashkive e në të tjera autoriteteve mbështetëse si Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Qoftë aktorë të pushtetit vendor edhe ata nga qeverisja qëndrore janë shprehur se ngadalësim në proces ka sjellë pjesa e pndemisë. Nga programet që po aplikohen ecuri më të mirë ka pasur ai i dhënies së kompensimit për dëmet e lehta dhe mesatare ndaj individëve që kanë kryer të vetëm punimet kurse rindërtimi i banesave nga e para ende vijon të jetë larg finishit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.