Denaj bën bilancin e aksionit, mijëra biznese me shkelje, por të ardhurat mungojnë

09/10/2019 2:56 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Ministrja e Financave, Anila Denaj, raportoi sot në Kuvend se moduli i riskut në administratën tatimore nxori 6176 subjekte, të cilët kishin thyer rregullat që të plotësonin kushtet për Procedurën e Hetimit Tatimor. Nga këta, ata me impakt në të ardhurat buxhetore, të identifikuar si më të mëdhenjtë, ishin 270 subjekte në sektorin e produkteve të akcizës dhe 453 subjekte në sektorin e ndërtimit.

Nga administrata doganore u identifikuan rreth 110 subjekte me risk në fushën e akcizës, ndërsa nga Inspektorati i Punës ishin identifikuar 4520 subjekte me risk.

Sektori i Turizmit nuk përfshin vetëm bar-restorantet, por edhe njësitë akomoduese, ku ishin identifikuar 1200 tatimpagues të konsideruar me risk, e 100 nga këta me risk shumë të lartë.

Nisur nga këto informacione, administratat tatimore dhe doganore kanë ushtruar kontrolle mbi këto biznese në formën e një aksioni antiinfomalitet, i cili nuk prodhoi të ardhura shtesë në buxhetin e shtetit.

Sipas të dhënave që ministrja raportoi në Kuvend për periudhën 9-mujore të ardhurat nga tatimet, kontributet dhe doganat janë 3.7% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar ose 10.7 miliardë lekë më shumë, por kjo shifër është më e ulët se plani i periudhës.

“Eficenca” e kontrolleve

Në sektorin e Turizmit janë kryer 6,206 kontrolle dhe janë konstatuar 2,412 shkelje. Denaj tha se:

– 587 tatimpagues janë penalizuar për shkeljen të moslëshimit të kuponit tatimor (rasti i parë);

-244 tatimpagues janë penalizuar pasi janë konstatuar me punonjës të padeklaruar;

–  104 timpagues janë konstatuar se nuk kanë pasur të instaluar pajisjet fiskale, nga ky numër prej 6206 kontrollesh;

– 76 të tjerë nuk i mbanin pajisjet fiskale në gjendje pune dhe

  • 308 tatimpagues janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor. ​
  • Janë bllokuar 363 subjekte, nga të cilët:
  • 50 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor (hera e dytë) dhe

313 subjekte janë konstatuar të paregjistruara në organet tatimore,

  • Është kryer plumbçosja në 1117 pika karburanti në bashkëpunim të dy institucioneve, Administratës Tatimore dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë.
  • Janë kryer 1,077 kontrolle në subjekte të fushës së hidrokarbureve mes administratës tatimore dhe strukturave të metrologjisë, nga të cilat 15 janë konstatuar me shkelje.
  • Janë kryer 1,353 kontrolle në struktura akomoduese të listuara në booking, ndër të cilat kanë rezultuar 155 subjekte të paregjistruara në QKB.
  • Janë kryer 27 kontrolle në subjekte të fushës së call-center, ndër të cilat kanë rezultuar 4 shkelje të legjislacionit tatimor.
  • Janë kryer 4 kontrolle në sektorin e medias, ku një subjekt është në proces verifikimi;
  • Administrata tatimore ka kaluar për hetime të mëtejshme 30 subjekte që operojnë në sektorin e tregtimit të hidrokarbureve. Procedurat janë në ndjekje dhe nuk janë vetëm përgjegjësi e administratës, por gjithë zinxhirit të institucioneve që janë përgjegjës për ndjekjen penale të përgjegjësve apo administratorëve të këtyre bizneseve.
  • Nga administrata doganore janë kryer 2,224 kontrolle, nga të cilat kanë rezultuar me shkelje 129 raste.
  • Nga strukturat e hetimit doganor janë sekuestuar në Portin e Durrësit 24.9 milion fije cigare të paketuara, 15.600 litra solar, 25.000 litra karburant, etj. Pra, ka fenomene të tilla të cilat vazhdojnë e janë prezente në treg.
  • Janë kontrolluar të gjithë operatorët e sistemit me shumicë në vend që importojnë, tregtojnë apo prodhojnë karburante dhe gaz. Ky proces konsistoi në inventarin e detajuar fizik për: 8 magazina të lira për karburantet, për një periudhë nga 1 janari 2018, të cilat rezultuan me mangësi të ndryshme: 4 magazina të lira për produktin Gaz i Lëngshëm Natyror, nga të cilët 2 rezultuan me mangësi në deklarim, si edhe 3 rafineritë e përpunimit të naftës bruto nga të cilat 1 rezultoi me mangësi në deklarim.

 

Kontrolli mbi punësimin, rezultatet

Nga 3060 subjekte, 1023 prej tyre ose 33,4% janë konstatuar me shkelje. Janë konstatuar 1845 punonjës informalë ndërsa për 1434 subjekte ose 46.7% janë marë masa administrative.

Për periudhën Korrik-Shtator, strukturat e Hetimit Tatimor kanë referuar 97 raste në Prokurori, me vlerë 1, 27 miliard lekë.

Për 31 punonjës të Drejtorisë së Hetimit Tatimor dhe 44 punonjës të administratës doganore është proceduar me masa disiplinore, pasi ky proces nuk mund të ndodhë vetëm duke investiguar biznesin, por edhe duke investiguar procese tona të brendshme dhe punonjësit tanë.

 

Aksioni, rezultatet

Denaj tha se, qarkullimi në disa sektorë të ekonomisë është rritur, sidomos në ata sektorë të ekonomisë ku sipas treguesve të rritjes ekonomike reklamonin në fillim të këtij procesi ulje të deklarimit të TVSH dhe në efektivitetin e këtyre kontrolleve vumë re që deklarimi i xhirove është rritur.

Për periudhën 9 mujore të ardhurat nga tatimet, kontributet dhe doganat janë 3.7% më shumë se e e njëjta periudhë e vitit të kaluar ose 10.7 miliard lek më shumë.

Denaj tha se, në vlera neto ne mund të jemi në minus me 4.5 miliardë lekë për TVSH-në, por po aq është vlera e rimbursimit të TVSH-së më e lartë se sa viti i kaluar, e kjo është po aq e rëndësishme për ta përmendur sepse objektivi i Ministrisë dhe i Administratës Tatimore është të paguajmë TVSH-në e rimbursueshme në kohë dhe janë bërë përpjekje që kjo të ndodhë  për të gjithë bizneset.

  • ka një rritje të përgjithshme të nivelit të xhiros në vlerën 17,5 miliardë lekë
  • rritje të përgjithshme të numrit të kuponave me rreth 400 mijë.
  • për karburantet ka një rritje të përgjithshme të nivelit të xhiros në vlerë rreth 1,6 miliard lekë dhe rritje të përgjithshme të numrit të kuponave të karburanteve me rreth 325 mijë.
  • Punonjësit neto të shtuar për periudhën Korrik-Shtator 2019 llogariten në 1,589 punonjës.
  • Shitjet e tatueshme me shkallë tvsh 6% janë rritur me 1,4 miliard lek ose 27%. E them këtë se 6 përqindëshi lidhet me një sektor siç është turizmi.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of