Programet e Nxitjes së Punësimit, përvec mbështetjes për punësimin, formimin dhe praktikat profesionale, tani do të shërbejnë si mbështetje edhe për hapjen e bizneseve të reja apo punësimin në komunitet të punëkërkuesve të papunë të rregjistruar pranë Zyrave të Punësimit, deklaroi ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, në mbledhjen e Këshillit Kosultativ për Punësimin.
Në mbledhjen e tij të parë, në kuadër të transformimit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, ky Këshill diskutoi dhe miratoi,
- Rregulloren për funksionimin e Këshillit Konsultativ të Punësimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive
- Transferimin nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit në Agjenci Kombëtare të punësimit dhe Aftësive(AKPA)
- Plani 3 vjeçar të AKPA-s
- Përcaktimi i treguesëve të monitorueshëm për vitin 2020
- Rregulloret për Zbatimin e Programeve të Nxitjes së Punësimit
- Konsultimi i paketës së vullnetarizimit
Këshilli Konsultativ i Punësimit është një organ i lartë konsultativ i Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, i cili ka si funksion të kryej këshillime, të marri vendime me konsensus dhe ti bëjë rekomandimet përkatëse AKPA-së, mbi:
- Hartimin dhe zbatimin e politikave, të strategjive dhe të programeve kombëtare për nxitjen e punësimit dhe uljen e papunësisë e përgatitjen e akteve nënligjore;
- Përmirësimin e sistemit të punësimit dhe të zhvillimit të aftësive në përputhje me zhvillimet e sektorëve të ekonomisë dhe interesat e tregut të punës;
- Standardet për vlerësimin e cilësisë së programeve të nxitjes së punësimit;
Në këtë Këshill marrin pjesë përfaqësues të organizatave të biznesit, sindikatave, si dhe drejtues të lartë të DPT, ISSH, Inspektoriati i Punës dhe Ministrive të linjës.
Kuvendi i Shqipёrisё nё muajin Mars të vitit të kaluar miratoi ligjin e ri “Pёr nxitjen e punёsimit”, i cili i hapi rrugёn ndryshimeve thelbёsore qoftё nё qasjen ndaj institucionit, por edhe ndaj politikave tё punёsimit dhe aftёsive. Gjithashtu ndryshimet nё ligjin nr. 15/2017 “Pёr arsimin dhe formimin profesional”, sollën njё strategji tё re pёr arsimin dhe formimin profesional, duke e parё atё tё lidhur ngushtё me tregun e punёs dhe politikat e punёsimit.
Ndërsa nëpërmjet implementimit të ligjit nr.15/2019 “Pёr nxitjen e punёsimit”, zhvillohet mё tej nevoja e integrimit tё ngushtё tё dy komponentёve tё tregut tё punёs;
- aftёsimit tё individёve nёpёrmjet formimit dhe arsimit professional,
- fuqizimit tё tyre edhe nёpёrmjet politikave tё punёsimit me qёllim punёsimin e denjё tё tyre.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.