Denaj sqaron: Jo e gjithë paraja ‘cash’ do të amnistohet, burimi i të ardhurave mund të vërtetohet

04/03/2020 9:47 PM 0 komente

Pjesë e amnistisë nuk do të jetë e gjithë paraja ‘cash’, por vetëm paratë e ardhura nëpermjet rrugëve jo formale por të ligjshme me punë të ndershme por jo formale. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj sqaroi se burimi i të ardhurave mund të vërtetohet, duke kryqëzuar një sërë informacionesh, ndërsa të gjitha kriteret dhe instrumentat që do të përdoren për të kontrolluar të ardhurat dhe deklarimin e tyre do të filtrohen.

“Amnistia është duke u diskutuar në diskutime teknike edhe me ekspert të huaj ndërkombëtarë, por shumë e rendësishme është të mendohet si një proces i cili i shoqëruar ehde me amnistinë penale do të jetë një moment final i përpjekjes për të lejuar dhe toleruar situate të cilat në të shkuarën janë realizuar në mënyrë të ligjshme në një farë mënyre, por jo të deklaruar 100 për qind.

Pjesa e paligjshme është duke u adresuar në forma të tjera, në kryeqëzime informacioni nga struktura, të cilat janë edhe speciale brenda strukturës së OFL, por edhe të ndërtuara në struktura të tjera.

Duhet të flasim për kontekstin nga vjen burimi i të ardhurave dhe burimi i të ardhurave vërtetohet, mund të vërtetohet. Dhe për këtë arsye mënyra sesi do të deklarohet qoftë nga individët të cilët do të deklaroijnë këtë burim të ardhurash nga disa vitesh në emigracion me deklarimin e të ardhurave në vendin ku do deklarojnë, ka një kryqëzim informacionesh që është mesatarisht i mundshëm për t’u marrë. Në qoftë nuk kordinon shumën që ka sjellë, mund të kalojë në një sistem dhe të deklarohet një e ardhur e siguruar nga një punë e ndershme por jo formale.

Kjo do të ndahet në mënyrë shumë të qartë në draftin që do të merrni, por synimi i kësaj amnistie nuk është të amnistojë të gjithë paranë ‘cash’ që është në ekonomi. Këtë më duhet ta theksojë dhe ritheksojë disa herë. Përpjekja për të diferencuar të ardhurat nëpërmjet rrugëve jo formale por të ligjshme me punë të ndershme por jo formale është aspekt i amnistisë. Të gjithë rrugët e tjera që janë realizuar nëpërmjet punëve të pandershme, nëpërmjet krimit të organizuar, nëpërmjet veprimtarive të tjera nuk janë pjesë e amnistisë dhe do të luftohen me të njëjtat instrumenta që kanë nisur të luftohen.

Kriteret që do të përcaktohen dhe instrumentat që do të përdoren për të kontrolluar të ardhurat dhe deklarimin e tyre sigurisht që do të kalojnë në të gjithë filtrat qoftë nga të gjithë organizatat që ngrihet për këtë shërbim qofte edhe kryqëzimit të informacioneve. Në qoftë se vërtetohet që këto para vijnë nga veprimtari të paligjshme, do të sekuestrohen, por ky nuk do të jetë hapi parë. Hapi i parë do të jetë vlerësimi i të gjithë deklarimit që ai ka bërë sipas deklarimit të punës qoftë në Shqipëri apo jashtë dhe të invertarizimit të atyre viteve pune me të ardhurat që ai ka marrë   në cdo vedn që ai ka deklaruar se ka punuar”, deklaroi Denaj ne Real Story në News 24.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of