Denaj: Takime me grupet e interesit për projektin e fiskalizimit nga 20-29 gusht

14/08/2019 6:03 PM 0 komente

Gushti, ndonëse tradicionalisht është një muaj i qetë dhe pushimesh, ka qenë aktiv për financat, të cilat e kanë lënë këtë periudhë për konsultimet e ligjit të ri për fiskkalizimin, i cili synon të shënojë revolucion në mënyrën e faturimit.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila denaj, ka bërë të ditur në faqen e saj në facebook se konsultimi publik mbi projektligjin për Fiskalizimin do të vazhdojë deri në fund të muajit gusht. Për këtë, të gjitha grupet e interesit dhe opinioni në tërësi janë ftuar të japin komentet dhe sugjerimet e tyre. Krahas platformave online:

👉http://www.konsultimipublik.gov.al/Konsultime/Detaje/195

👉https://www.tatime.gov.al/c/424/fiskalizimi

do të zhvillojmë konsultime me grupe të ndryshme të interesit në MFE, sipas kalendarit më poshtë:

✅20 Gusht – Takim me kontabilistët

✅22 Gusht – Takim me biznesin e IT-në

✅23 Gusht – Takim i Këshillit Tatimor

✅27 Gusht – Takim me shoqatat e biznesit

✅28 Gusht – Takim me Shoqatën e Bankave

✅29 Gusht – Takim i Këshillit të Investimeve

 

Projekti

Projektligji, synon krijimin e një sistemi të ri faturimi dhe monitorimi të transaksioneve të bizneseve në vend. Ai parashikon që, duke nisur që nga data 1 Janar 2020, të gjitha transaksionet midis bizneseve dhe konsumatorit do të raportohen te Administrata Tatimore në kohë reale, bazuar në sistemin e ri të pajisjeve fiskale, ndërsa nga 1 Janari 2021, të gjitha transaksionet ndërmjet biznesit me njëri – tjetrin dhe ndërmjet biznesit me organet publike do të bëhen në bazë të faturës elektronike.

Reforma e Fiskalizimit është një angazhim madhor i Qeverisë Shqiptare në përpjekje për të minimizuar ekonominë informale, përmes modernizimit të sistemit të monitorimit të taksave. Qëllimi i këtij projekti është:

  • Minimizimi i niveli të ekonomisë informale;
  • Përmirësimi i mbledhjes së të ardhurave;
  • Identifikim më i lehtë i evazionit fiskal;
  • Bërjen e auditimit të taksave më kost-eficiente;
  • Ulja e nivelit të korrupsionit në administratë;
  • Ofrimi i më shumë shërbimeve publike për qytetarët dhe biznesin;
  • Pozicionimi i Shqipërisë më afër standardeve të Bashkimit Europian.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of