Me 65 vota pro Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të dytë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e vitit 2022. Buxheti për vitin e ardhshëm është 2.7 miliardë euro.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në shqyrtim të dytë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e vitit 2022.
Me 65 vota pro Kuvendi i Kosovës ka miratuar buxhetin prej 2.7 miliardë eurosh.
Asnjë nga deputetët nuk ka votuar kundër, derisa kishte vetëm një abstenim.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar deputetët që votuan buxhetin e Qeverisë për vitin 2022.
Kurti përmes një postimi në Facebook ka thënë se ky buxhet do të jetë buzhet i zhvillimit pasi me 40 milionë euro do t’i mbështesin prodhuesit vendor, ndërsa me 40 milionë euro të tjera do ta mbështesin ringritjen e ndërmarrjeve publike si Trepça e Telekomi, 70 milionë euro për bujqësinë
“Për punësimin e garantuar për të rinjtë kemi ndarë edhe 20 milionë euro. Krijimi i vendeve të reja të punës është prioritet i koduar edhe në këtë buxhet. Ky do të jetë buxhet i mirëqenies dhe solidaritetit sepse kemi ndarë 45 milionë euro për shtesat për lehona dhe fëmijë, sepse kemi ndarë edhe 35 milionë euro për t’u siguruar se asnjë pension nuk mbetet nën 100 euro, dhe secilës familje në asistencë sociale shtesa prej 30% i bëhet e përhershme”, tha Kurti.
Ai po ashtu tha se ky do të jetë edhe buxhet i investimeve, pasi sipas tij, mbi 700 milionë euro do të investojnë në arsim, shëndetësi, kulturë, sportë, infrastrukturë dhe siguri.
“Ky është buxhet i investimeve sepse me mbi 700 milionë euro do të investojmë në arsim e shëndetësi, kulturë e sport, infrastrukturë e siguri. Na priftë e mbara!”.
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të dytë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e vitit 2022. Miratimi u bë në një seancë të jashtëzakonshme, me 65 vota pro. Buxheti për vitin e ardhshëm është 2.7 miliardë euro.
Me buxhetin e miratuar, 100 milionë euro janë ndarë për ushtrinë, kurse 40 milionë euro për ndërmarrjet publike Trepça dhe Telekomi i Kosovës.
Në buxhet janë paraparë 2000 bursa për studentët më të mirë. 35 milionë, shtesa për skemat pensionale. 24 milionë për barna esenciale. 2 milionë për Luginën e Preshevës. 50 milionë, shlyerje borxheve. 70 milionë, mbështetje për bujqit. 10 milionë, blerje e ambasadave. 40 milionë për prodhuesit vendor. 20 milionë, skema e garantuar për punësimin e të rinjve./Fatos Shala
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.