Deri më tani, Dogana e Kosovës ka mbledhur 920 milione euro të hyra

03/11/2017 8:54 AM 0 komente

Deri në këtë periudhë kohore, 920 milion euro ka mbledhur Dogana e Kosovës. Kështu bëri të ditur zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.

Stavileci në emisionin ‘Fakt Plus’ në Tribuna Channel, tha se deri në fund të vitit parashihet që Dogana të mbledhë buxhet deri në 1 miliard e 100 milion euro, e që sipas tij, nëse arrihet kjo shifër atëherë nënkupton se kemi një rritje progresive të të hyrave.

Ai shtoi se Dogana e Kosovës ka treguar sukses në të mbledhjen e të hyrave.

/ZERI/

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of