Aeroporti i Prishtinës, ka njoftuar për fluturimet që do të bëhen nga nesër e deri më 30 maj. Fluturimi i parë do të bëhet nesër nga Prishtina për në Zyrih.
ANP thotë se për fluturimet në kthim, pyetjet duhet të adresohen në ambasadën e Kosovës në shtetin përkatës.
Situata e pandemisë së COVID-19 në Kosovë ka bërë që të ketë ndryshime të shpeshta edhe në itinerarin e fluturimeve nga aeroporti “Adem Jashari”.
Siç njoftojnë nga ky aeroport, deri në fund të muajit maj janë planifikuar tri fluturime në nisje nga Prishtina.
ANP thotë se për fluturimet në kthim, pyetjet duhet të adresohen në ambasadën e Kosovës në shtetin përkatës.
Njoftimi i plotë i ANP “Adem Jashari”
“Të dashur udhëtarë,
Ju lusim që t’i referoheni fluturimeve të planifikuara deri në fund të muajit maj 2020,
27 Maj – GM 6043 Prishtinë-Zurich (ora 09:20) CHAIR
27 Maj – GM 6093 Prishtinë-Milano (ora 18:05) CHAIR
30 Maj – EW 5703 Prishtinë-Dusseldorf (ora 10:35) EUROWINGS
Vëmendje: për fluturime në kthim ju lusim që të adresoni pyetjet tuaja në Ambasadën e Kosovës në shtetin ku ndodheni, ndërsa për ndryshime eventuale të fluturimeve si dhe për bileta kontaktoni drejtpërdrejt Kompanitë Ajrore dhe Agjencitë. Për më tej, ju lusim që të keni mirëkuptim dhe për dokumente udhëtimi kontaktoni autoritetet relevante dhe përcillni informacionin e Ambasadave/Zyrave të Huaja në Kosovë në faqet e tyre zyrtare”.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.