Studiuesit e Institutit “The Salk” në Shtetet e Bashkuara kanë referuar se më shumë se sa kaloritë duhet të bëni kujdes me orën dhe të hani çdo 12 orë pa u kufizuar te ushqimet që konsumon
Ata thonë se të ngopesh me vetëm dy vakte në ditë, mjafton për të humbur peshë duke qënë se kjo diferencë kohore, është e mjaftueshme për t’i dhënë organizmit kohën e nevojshme për të tretur kaloritë e marra.
Në studim u përfshinë 400 minj, të shëndetshëm dhe obezë ndaj të cilëve u aplikuan një sërë dietash me diferenca të ndryshme nga vakti në vakt. Më në fund u arrit në përfundimin se minjtë që morën sasi të mëdha kalorish nëpërmjet ushqimeve, por vetëm çdo 12 orë, ishin më të dobët dhe më të shëndetshëm se minjtë e tjerë të cilët konsumuar të njëjtat sasi kalorie, por ndarë më shpesh në intervale kohore.