Programi i ri i ndihmës për Greqinë vazhdon të përcajë kreditorët ndërkombëtarë të vendit, teksa Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) refuzon t’i bashkohet udhëzimeve të reformave të propozuara nga zyrtarët e Athinës dhe të BE-së.
FMN-së vlerëson se Greqia ka nevojë për masa më të thella të reformës, por se vendi ka nevojë edhe për lehtësimin e borxheve teksa raporti i tij i borxhit ndaj PBB-së është i paqëndrueshëm.
Nën dritën e këtij ‘ngërci’, zyrtarët e Komisionit Evropian, Bankës Qendrore Evropiane dhe Mekanizmit të Stabilitetit Europian zhvilluan një takim në Frankfurt me shpresën për të gjetur një bazë të përbashkët në lidhje me ‘hendekun fiskal’ dhe masat që Greqia ka nevojë të zbatojësi pjesë e marrëveshjës për paketën e re të shpëtimit.
Megjithatë, takimi dëshmoi i pafrytshëm, sipas raporteve të mediave, dhe të gjitha shpresat qëndronë aktualisht në takimin e ministrave të financave të Eurozonës në Bruksel.