Ministria e Financave ka bërë të ditur se, në total ka alokuar rreth 17.73 miliard lekë detyrime të prapambetura.
Njoftimi i MF tregon se e ndarë sipas kategorive, detyrimet janë për: (i) investimet publike, janë alokuar 6.2 miliard lekë, (ii) shpenzimeve korente për mallra dhe shërbime, janë alokuar rreth 0.4 miliard lekë, (iii) rimbursim TVSH-je, Tatim Fitimi dhe Akcize janë alokuar rreth 5.77 miliard lekë, (iv) “Të tjera” janë alokuar 5.34 miliard lekë ku përfshihen: detyrimet për “vendimet gjyqësore”, janë alokuar rreth 3.2 miliardë lekë, “Shpronësimet” janë alokuar rreth 1 miliard lekë dhe “Emergjencat dhe shpërblimet për lindjet” janë alokuar rreth 1.1 miliardë lekë.
Në kuadër të zbatimit të VKM nr. 50, datë 05.02.2014 “Për miratimin e strategjisë për parandalimin dhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura e të planit të veprimit” të ndryshuar”, për vitin 2015 Ministria e Financave deklaron se vijon puna për të siguruar vazhdimin e procesit të shlyerjes së detyrimeve të prapambetura.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.