Deutsche Bank i shet 50 miliardë kredi të këqija Goldman Sachs

28/11/2019 11:57 AM 0 komente

Deutsche Bank i shiti 50 miliardë dollarë asete Goldman Sachs, si pjesë e planit të saj për ristrukturimin e aktiveve amerikane, sipas tre personave të besuar që po merren me këtë çështje.

Asetet janë letra me vlerë të lidhura me tregjet në zhvillim dhe ishin pjesë e njësisë së bankës gjermane që po kërkon të shlyejë kreditë e këqija. Shitja e 50 miliardë aseteve ‘toksike’ te Goldman Sachs është e fundit e një sërë masash për ristrukturimin e borxhit.

Banka shpreson të zvogëlojë borxhet e këqija në fund të vitit në 130 miliardë dollarë (në fund të tremujorit të tretë, ekspozimi i borxhit i Deutsche Bank ishte 195 miliardë dollarë). Është e paqartë se si shitja e aseteve te Goldman Sachs do të ndihmojë në arritjen e këtij objektivi.

Goldman Sachs e bleu borxhin e keq me një zbritje të lartë të papërcaktuar dhe shpreson të marrë një fitim modest nga kjo marrëveshje – thotë një burim i katërt pranë kësaj çështje.

Burimi: Il Sole 24 Ore

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of