Dhjetë shtete formojnë kompani për lehtësimin e tregtimit të energjisë elektrike

14/06/2012 10:45 AM 0 komente

Dhjetë shtete të Europës Juglindore ( mes të cilave edhe Shqipëria)nënshkruan një marrëveshje e në fushën e energjetikës në bazë të së cilës do të formohet një zyrë e përbashkët për të organizuar ankande të koordinuara për blerjen e energjisë nëpërmjet linjave të transmetim ndërkufitar. Do të njihet me emrin Zyra për ankand të koordinuar e Evropës Juglindore (CEE CAO) dhe duhet të optimizojë blerjen e kapaciteve transmetuese dhe të zvogëlojë shpenzimet. Gjë që do të lehtësojë tregtinë me energji elektrike në EJL. Marrëveshja u nënshkrua në Beçiqi të Malit të Zi mes autoriteteve rregullatore të këtyre vendeve. Zyra që do ta ketë qendrën në Podgoricë duhet të nisë punën brenda një viti dhe buxheti i saj do të jetë 1.2 milionë euro. SEE-CAO është pronë e sistemit të operatorëve të elektroenergjetikës të Malit të Zi, Maqedonisë, Kroacisë, Sllovenisë, Bosnje-Hercegovinës, Rumanisë, Greqisë, Turqisë dhe Kosova. Shqipëria gjithashtu është një ndër themelueset e kësaj zyre. “Nga  kjo qendër do të organizohen ankande për blerjen e energjisë elektrike. Deri tani çdo vend ka organizuar ankande sipas nevojave të tij, ndërsa kjo qendër do të bëj të mundur që energjia elektrike të transmetohet lehtë dhe me më pak burokraci. Kjo do të garantojë furnizim efikas me energji elektrike në këto tregje ”tha Ginter Otinger, komisar për energjetikën në BE gjatë fjalimit të tij të realizuar me videokonferencë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of