Drejtorja e Përgjithshme e Doganave, zj. Elisa Spiropali dhe drejtues të lartë teknikë të Administratës Doganore morën pjesë në Forumin e Biznesit me anëtaret e Dhomës Amerikane të Tregtisë.
Pjesëmarrësit në Forum prezantuan problematika në lidhje me zbatimin e legjislacionit doganor; komunikimin ndërinstitucional; çështje të lidhura me formimin profesional dhe etikën; si edhe propozuan ndryshime në legjislacion që konsistojnë në lehtësimin e procedurave doganore.
Zj. Spiropali vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me anëtarët e Dhomës dhe së bashku me stafin teknik u përgjigjën drejtpërsëdrejti një sërë kërkesave të pjesëmarrësve.
Drejtorja e Përgjithshme e Doganave i garantoi pjesëmarrësit që kërkesat e tyre do të formalizohen dhe çdo shqetësim i ngritur do trajtohet me përgjegjësi nga Administrata Doganore.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.