Pas miratimit të ligjit qeveria po bashkëpunon me biznesin për ngritjen e dhomave të veçanta për Zejtarinë e cila parashikon regjistrimin e të gjithë zejtarëve që realizojnë punime tradicionale.
Për ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi, ministra do të realizojë një strategji provimi për përfitimet që do të kenë zejtarët e cila od të njihet si “Ustai i qytetit tim”. Ministri tha se zejtarët duhet të ndërgjegjësohen për domosdoshmërinë e organizimit të tyre dhe regjistrimin pranë dhomave të Zejtarisë që do të ngrihen pasi kështu ata do të mund të përballojnë konkurrencën që vjen nga rajoni dhe nga Bashkimi Europian që po bëhet gjithnjë e më e fortë.
Sipas ministrit Klosi, kësaj strukture do t’i shërbejë edhe ngritja e sistemit dual ( punë dhe studim) që vlerësohet si shtylla e arsimit profesional.
E ky sistem më pas do të shërbejë edhe si model për t’u ndjekur nga sektorët e tjerë. Ministri Klosi tha se në Shqipëri, të gjithë zerjtarët janë të përjashtuar nga taksat dhe kjo përbën një avantazh për të nxitur zhvillimin e këtij sektori si dhe të ndihmojë konkurrencën. “Ne të kemi mundësinë që këtë model shqiptar ta ofrojmë qartazi për gjithë zonën shqip-folëse dhe sistemin tonë të arsimit dhe formimit profesional ta kemi një sistem ekselence avangard, sistemit i cili prodhon jo vetëm kualifikim por në fund të fundit prodhon një shtresë të kualifikuar më të fortë ekonomikisht dhe të gatshëm për të përballuar konkurencën e brendshme të tregut shqiptar, konkurencë e brendshme në rajonin tonë, për të stabilizuar konkurencën e fortë që vjen nga Bashkimi Europian”, tha Klosi.
Sipas tij, mbetet poblem fakti se kush do të anëtarësohet në Dhomën e Zejtarisë dhe kush te dhomat e tjera.
Ndërsa për presidentin e Biznes Albania, Luan Bregasi me ligjin për dhomat e tregtisë dhe industrisë që do të miratohet së shpejti nga Kuvendi do të bëhet e mundur edhe ngritja e strukturave të Dhomave të Zejtarisë.
Për 2 vjet rrjesht shteti do të subvencionojë tarifat e regjistrimit për të gjithë zejtarët.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.