DIAGEO, BIZNESI KRYESOR NË BOTË I PIJEVE PREMIUM, NGA 1 KORRIKU 2023 ME PARTNERË TE RI NË SHQIPËRI
DIAGEO, biznesi kryesor në botë i pijeve premium, prodhuesi i Johnnie Walker, Gordon's, Smirnoff, Tanqueray, Baileys, Guinness dhe Captain Morgan nga 1 korriku 2023 do të jetë në Shqipëri, përmes një partneriteti me GEMAK, një lider në treg për import, shpërndarje dhe partneritet strategjik i markave më të shitura në botë.
Diageo dhe GEMAK kanë qenë partnerë strategjikë që nga viti 1992. Ata kanë zhvilluar një partneritet të fortë dhe të suksesshëm ndër vite në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Ne jemi jashtëzakonisht të emocionuar për të zgjeruar partneritetin tonë me GEMAK, një nga partnerët tanë më të vjetër, edhe në Shqipëri, një treg strategjik për Diageo. Ne besojmë se ka një mundësi të pabesueshme këtu, veçanërisht me industrinë e turizmit gjithnjë e më shumë në lulëzim dhe tendencën në rritje te pijeve alkoolike premium. Ne mezi presim ta kapim këtë mundësi së bashku me GEMAK” – tha Michael Holm, Drejtor Menaxhues i Diageo Eastern Europe.
Partneriteti i ri është në përputhje me përpjekjet e DIAGEO për të përmirësuar rrjetin e shpërndarjes në rajon.
GEMAK për këtë qëllim ka themeluar në Shqipëri kompaninë AGMAM Group me seli në Tiranë, e cila do të bëjë shitjen dhe distribuimin e produkteve te DIAGEO-s.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.