Diaspora, faktor i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik

14/06/2013 11:12 AM 0 komente

Të ardhurat nga emigracioni vazhdojnë të konsiderohen si një nga arteriet kyçe të  zhvillimit të ekonomisë. Roli i diasporës vlerësohet si për sjelljen e investimeve ashtu edhe si një instrument i mirë lotimi. Gjatë forumit për modelet e financave dhe investimeve të diasporës, organizuar nga Ministria e Diasporës, në mbështetjen e PNUD, IOM-it dhe qeverisë finlandeze u

Diskutua mbi forcimin e rolit të emigrantëve. Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli tha se kjo pjesë e popullsisë  ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Ne duhet të shfrytëzojnë çdo rast për shkëmbimin e përvojave dhe ideve për investime që do të ndihmojnë në rritjen ekonomike të vendit tonë. Ministria nëpërmjet departamentit për hulumtime dhe përkrahje për investime të diasporës në vazhdimësi, po krijon ura lidhëse mes të investitorëve të diasporës” tha Makolli.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of