Qeveria e Kosovës edhe pas arritjes së marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar nuk do të mund të përfitojë fondin prej 50 milionë euro nga Komisioni Europian. Fondi është cilësuar i “djegur” për shkak të daljes nga marrëveshja me FMN vitin e kaluar. Ministri i Financave, Bedri Hamza tha se pas miratimit të marrëveshjes 20-mujore “Stand-By” do të hapet rruga për bashkëpunim edhe me institucione të tjera. Në datën 10 maj do të nënshkruhet marrëveshja me Bankën Botërore që do të bëjë të mundur marrjen deri në datë 30 qershor të një fondi prej 50 milionë dollarë. Por edhe pse Kosova humbi vitin e kaluar financimin nga Komisioni Europian, me nënshkrimin e marrëveshjes “Stand By” me FMN, deri në vitin 2013 do të përfitojë rreth 96 milionë euro. Por, për lëvrimin e parave nga KE-ja nënshkrimi i marrëveshjes me FMN nuk është kushti i vetëm.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.