Dilema, të iki apo të mos iki? (4 shenja të qarta për t’u larguar)

10/09/2019 1:27 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

“Kur është koha për ta lënë punën?”.

Sa herë që flas me publikun, kjo pyetje më vjen përherë ndër mend. Pavarësisht faktit se “job hopping”* është në rritje (sot gjithnjë e më e pranuar), njerëzit i rezistojnë sërish fort kërkimit të një pune të re. Kërkimi për një punë të re na frikëson gjithmonë. Të tilla, të frikshme, janë pjesa më e madhe e ndryshimeve.

Njerëzit nuk besojnë se mund të marrin diçka më të mirë, ose kanë frikë se angazhimi tjetër do të jetë i tmerrshëm. Me pak fjalë, kanë frikë të marrin një vendim të keq.

Për shkak të kësaj, ata nuk i shohin sinjalet e qarta se diçka në punën që po bëjnë është e gabuar dhe zgjedhin të qëndrojnë në të, në vend që të gjejnë diçka që u shkon më shumë për shtat. Por nëse puna nuk ju jep më entuziazëm, nëse po sjell negativitet në jetë, nëse nuk ju bën të lumtur, ka ardhur momenti që të bëni një ndryshim.

Nëse po luftoni se edhe sa duhet të qëndroni dhe se kur të ikni, më poshtë janë katër shenja të mjaftueshme dhe të qarta që tregojnë se largimi do të ishte zgjedhja më e mirë. Mos bëni rezistencë!

 

4 shenja të mjaftueshme dhe të qarta se ka ardhur koha që të largoheni nga puna

1.Ju nuk mund t’i ndryshoni gjërat që ju sjellin pakënaqësi në punë – shefin tuaj, kulturën e punës apo projektet në të cilat jeni duke punuar.

2.Ju keni filluar të mbani shënim ditët gjatë të cilave keni qenë të mbingarkuar dhe pas disa muajsh monitorimi, numri i këtyre ditëve është më i madh se sa numri i ditëve gjatë të cilave ju jeni të entuziazmuar dhe energjik.

3.Ju jeni manipuluar që të besoni se nuk do të gjeni një punë më të mirë askund tjetër.

4.Kur ju bëni të ditur pakënaqësitë tuaja, ju bëhen thjesht oferta për më shumë para, por asgjë tjetër.

Nëse keni thënë ‘po’ për gjithë sinjalet e mësipërme, atëherë ka ardhur koha të kërkoni për një punë të re, që do t’ju sjellë sërish entuziazmin.

(Job hopper* është dikush që punon për një kohë të shkurtër në një pozicion pune pas një tjetri, në vend që të qëndrojë në një punë apo kompani në një afat të gjatë. “Job hopping” është një model ndryshimi i kompanisë çdo një ose dy vjet me vullnetin tuaj dhe jo si rezultat i pushimit nga puna apo mbylljes së aktivitetit të kompanisë.)

 

*Laura Garnett, Performance strategist and author, The Genius Habit
Burimi: INC

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of