Disa bizneseve u refuzohet ndihma financiare nga tatimet pasi aktiviteti lejohet të funksionojë, por sistemi nuk u jep leje të punojnë!

20/04/2020 11:01 PM 3 komente

Kristi ka një aktivitet parkimi ne Tiranë. Në kushtet kur makinat nuk lejohen të qarkullojnë, ai nuk ka pasur punë muajin e fundit. Pasi aplikoi për pagën minimale, si ndihmë financiare në kuadër të paketës së parë, prej 20 mijë lekë, kërkesa e tij u refuzua, me argumentin se aktiviteti juaj lejohet të punojnë.

Pas kësaj përgjigje, ai aplikoi në portalin E-Albania për të marrë leje për të ushtruar aktivitetin, por përgjigja që erdhi ishte sërish: “Subjekti juaj nuk bën ende pjesë në listën e aktiviteteve të hapura”.

Me këtë situatë paradoksale janë përballur dhe biznese të tjera, që kanë ngritur të njëjtin shqetësim.

Burime nga Tatimet thanë për Monitor se kjo ka ardhur si rezultat i mos vendosjes së saktë të kodeve ekonomike të bizneseve në Momentin e regjistrimit. Pra në momentin që janë regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit nuk është vendosur një kod ekonomik sipas objektit të aktivitetit. Kjo ka bërë që të mos përputhet Kodi me objektin e aktivitetit. Kjo mospërputhje thonë tatimet, do të shikohet në ditët në vijim.

Burime nga e-Albania pohuan se E- Albania është sistem automatik, thjesht përpunon të dhënat e gjendjes civile, tatimeve etj, dhe bën lidhjen e sistemit.  Në momentin që sistemi nuk gjen të dhëna ose të dhënat janë gjysmake, s’ka se si proceson. E albania thjesht ka databazën e të dhënave dhe sistemi i përpunon vetë automatikisht.

Tatimet kanë publikuar ndërkohë një listë adresash ku bizneset mund të ankohen. https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1311/ankesat-e-individeve-per-perfitimin-e-ndihmes-financiare-do-te-priten-nga-sherbimi-per-tatimpaguesit-ne-drejtorite-rajonale-tatimore

Një shqetësim të ngjashëm kanë pasur rreth 17 mijë të punësuar në biznesin e vogël, ndihma financiare për të cilët është refuzuar me argumentin se biznesi lejohet të punojë, ndërkohë që realisht ata e kanë pasur aktivitetin të mbyllur, si psh kanë pasur bar-kafe, por në ekstrak kanë shënuar një aktivitet më të zgjeruar, çka i ka penalizuar.

Tatimet janë ndërkohë në terren për të verifikuar ankesat.

Ky verifikim sipas insektorëve tatimorë kryhet pasi nga ankesat ka rezultuar mospërputhje e regjistrimit në QKB me llojin e bizneseve me atë çfarë praktisht tregtohet në dyqan.

Inspektimi i administratës ka si qëllimin verifikimin fizik të veprimtarisë të biznesit që i është refuzuar aplikimi për përfitimin e ndihmës financiare. Pas verifikimit inspektorët e terrenit plotësojnë një formular me të dhënat e kodit të biznesit të deklaruar në QKB dhe lloji i aktivitetit që rezulton që biznesi kryen sipas verifikimit në terren. Më pas formulari plotësohet me konkluzionet e inspektorit tatimor për t’i përcjellë për shqyrtim administratës tatimore, shoqëruar edhe me fotot përkatesë të biznesit të inspektuar.

Sipas Drejtorisë të Përgjithshme të Tatimeve, ndërkohë të gjitha subjektet dhe individët, të cilëve u është refuzuar e drejta për të përfituar ndihmën financiare sipas paketës të parë do të njoftohen nëpërmjet një njoftimi në llogarinë e tyre në e-filing, nëse do të jenë përfitues të paketës të dytë të zgjeruar, pa qënë e nevojshme të ndjekin proçedurën e riaplikimit.

Nga tatimet iu është refuzuar aplikimi 50 mijë bizneseve, por kryeministri Rama deklaroi se 95% e tyre do të përfshihen në paketën e zgjeruar. Biznesi i vogël përfitues i pagës minimale prej 26 mijë lekë deri tani nga zbatimi i paketës të parë të ndihmës rezultojnë rreth 50 mije përfitues. Pritet që brenda kësaj jave të mbyllet terësisht shpërndarja e pagave për biznesin e vogël.

3
Komente

avatar
2 Comment threads
1 Thread replies
0 Followers
 
Most reacted comment
Hottest comment thread
3 Comment authors
OrnelaAnonymousAnonymous Recent comment authors
  Subscribe  
newest oldest most voted
Notify of
Anonymous
Guest
Anonymous

Po une qe e kame bere aplikimine me date 16 prille per pakete e dyte a e perfitoi apo duhet ta bej prape tani

Ornela
Editor

cfare pergjigje te ka ardhur

Anonymous
Guest
Anonymous

Duhen ndryshuar kodet nve ne e-albania, vetem personat fizik kane mundesine per ndryshim online, kurse shoqerite duhet te paraqiten ne qkb. Nuk e kuptoj pse u hoq aplikimi online per ndryshim e shoqerive…si e si te na e bejne me te veshtire