Më 21 Qershor është Dita Botërore e Selfie, ideuar nga BBC në vitin 2014. Më poshtë janë disa truke për të dalë bukur në një foto, kur ajo bëhet me fotokamerën e përparme të celularit
Dita Botërore e Selfie
Sot, më 21 Qershor, është Dita Botërore e Selfie. Një festë e veçantë – dhe sigurisht moderne, që e ka origjinën nga një ide e televizionit prestigjioz britanik, BBC. Oxford English Dictionary, e ka përfshirë termin e ri në fjalorin e tij. Sot, të gjithë bëjmë selfie, vetëm ose nën shoqërinë e miqve.
Por duhet thënë se tendenca e “duck face” apo gjëra të ngjashme, ka dalë disi nga moda. Sot, selfie është një foto si gjithë të tjerat, për ta bërë të pavdekshëm një kujtim, një udhëtim apo një moment. Selfie është një instrument komod për të qenë pjesë – të gjithë – edhe për atë që mban smartphone në dorë, e fotos.
Edhe pse të bësh një selfie të bukur nuk është edhe aq e thjeshtë. Lexoni më poshtë disa rregulla të thjeshta për të bërë një foto të bukur…
Drita
Së pari, burimi i dritës. Rregulli kryesor i fotografisë kërkon që ajo të jetë pas lentes, por në rastin e selfie, – për të mos u verbuar nga drita – këshillohet që drita të vijë anash. E rëndësishme është që drita – edhe më mirë nëse është natyrale – të bjerë në fytyrën tuaj dhe të ndriçojë mbi të gjitha sytë. Në të kundërt, nëse doni një selfie “magjik”, duhet të jeni ju ai që ta kontrollojë dritën, për shembull me një qiri apo me një llambë të vogël. Më pas, jeni ju ai që e vendosni fokusin tek ekrani. Këshillohet tek fytyra juaj, pasi ju jeni subjekti i fotos. Shmangni flash-in, krijon një dritë jonatyrale.
Sytë
Siç e thamë, sytë janë qendra e selfie, pra janë pjesa që duhet të kontrolloni më shumë në fytyrën tuaj. Është e rëndësishme ta përqendroni shikimin tek fotokamera. Sa foto keni parë ku protagonistët duket se shikojnë diçka interesante pas objektivit? Gjithnjë përpiquni të “qeshni me sytë” siç thoshte modelja Tyra Banks në programin e saj “American Next Top Model”.
Për të arritur një efekt sa më të natyrshëm, por pa u dukur si një model në kopertinë, ju duhet të përpiqeni të rregulloni gojën.
Hiqni dorë nga “Duck Face” – tashmë kanë dalë nga moda dhe do t’ju bëjë të dukeni jo bukur në sytë e të tjerëve – mendoni përkundrazi të buzëqeshni. Ndërkohë përpiquni të drejtoni qafën dhe shpatullat. Fotoja do të duket më e bukur dhe ju më të relaksuar.
Ku ta poziciononi smartphone
Së pari duhet t’ju kujtojmë se lentet janë me kënd të gjerë, pra sa më pranë ta mbani smartphone, aq më shumë do të shtrembërohet imazhi. Këshillohet që telefonin ta mbani në distancën e “një krahu”. Pastaj është e këshillueshme që ta mbani objektivin më lart se perspektiva e syve. Ndër të tjera mos e mbani smartphone fiks përpara jush, por të bëni selfie nga një kënd pak i zhdrejtë.
Ku të qëndroni brenda fotos
Sa i përket inkuadrimit, edhe këtu është në fuqi rregulli i një së tretës. Si në të gjithë fotografinë, subjekti nuk duhet të jetë i pozicionuar fiks në qendër të fotos. Në rastin e selfie, fytyra jonë natyrisht duhet të zërë një pjesë të mirë të fotos, por të jetë ose në të majtë, ose në të djathtë të saj. Vetëm në rastin se nuk jeni duke bërë një foto dokument. Kushtoji rëndësi edhe sfondit.
Selfie-t më të bukura janë ato në grup. Gjatë pushimeve, në një ditë me miq apo në një mbrëmje festive – vjen gjithnjë momenti për të bërë një selfie ku të gjithë duhet të jenë të pranishëm. Pra edhe ai që e shkrep foton duhet të jetë pjesë e këtij kujtimi.
Kini parasysh, ai që mban smartphone në dorë, do të jetë edhe personi më pranë objektivit dhe rrjedhimisht do të vuajë shtrembërimet e këndit të gjerë. Pikërisht aty ku zakonisht pozicionohet fytyra e tij, për t’i lënë vend gjithë të tjerëve.
Ndaj, rregulli “sekret” është t’ia lini dikujt tjetër në dorë telefonin për ta bërë foton. Sepse, nëse jeni ju i përzgjedhuri për të bërë selfie-n, ju do të jeni pothuajse me siguri ai që do të dalë më keq në foto.
Burimi: Corriere della Sera