Edhe TikTok jep një kontribut në Ditën e Shëndetit Mendor, më 10 tetor, duke lançuar nismën #MoveForMentalHealth, duke inkurajuar përdoruesit për të rritur ndërgjegjësimin mbi temën në fjalë. Në bashkëpunim me OBSH, do të transmetohet streaming një event që do të tregojë se çfarë bën Organizata për të zvogëluar shqetësimet mendore, duke u dhënë zë historive dhe përvojave të njerëzve të famshëm.
“Jemi të kënaqur të shohim angazhimin e TikTok në nxitjen e bisedave dhe veprimeve konkrete mbi temën në fjalë. Mobilizimi në shkallë botërore mund të ndihmojë në drejtim të vendimeve të ardhshme, për të siguruar shërbime më të mira ku dhe kur të jetë e nevojshme” – shpjegon Dévora Kestel, drejtuese e Departamentit të Shëndetit Mendor dhe Përdorimit të Substancave në OBSH.
“Lockdown shpesh na ka mbajtur larg njerëzve të dashur, ka tronditur zakonet tona dhe ka pasur ndikim të madh te mirëqenia mendore e shumë prej nesh. Dhe, paqartësitë për muajt e ardhshëm e bëjnë edhe më të rëndësishme këtë ditë. Jemi krenarë që jemi partner të OBSH dhe United for Global Mental Health për të rritur debatin mbi shëndetin mendor brenda dhe jashtë komunitetit tonë” – komenton Rich Waterworth, TikTok General Manager EU.
Burimi: ANSA