Ditën e nesërme, Expocity Albania hap edicionin e tretë të Panairit të Ndërtimit
Expocity Albania organizon për të tretën herë Panairin e Ndërtimit, “Ndërto dhe Jeto Smart”.
Aktiviteti do të mbahet nga data 27 deri më 29 tetor, ku gjatë tre ditëve, ky organizim do të shërbejë si një platformë e rëndësishme komunikimi për aktorët e rinj më të rëndësishëm në sektorin e ndërtimit, arkitekturës, urbanistikës dhe publikut të gjerë.
Industria e ndërtimit përfaqëson një sektor, i cili ka qenë dhe vazhdon të jetë jetik për ekonominë shqiptare prej shumë vitesh, duke u bërë një nga motorët dhe nxitësit kryesorë të zhvillimit ekonomik të vendit, ku vetëm në tremujorin e parë të 2022 u miratuan gjithsej 397 leje ndërtimi për objekte të reja, 1.031.088 m2.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.