Do hiqet taksa për dhurimet/ Vetëm për familjarët e afërt dhe për banesat

14/12/2019 5:11 PM 0 komente

Në 2020 qytetarët mund të çlirohen nga taksa e dhurimit të pronës nga prindërit tek fëmijët apo mes bashkëshortëve.

Komisioni i ekonomisë vendosi heqjen e kësaj takes gjatë diskutimeve nen për nen të paketës fiskale. Aktualisht çdo dhurim pronësie në Shqipëri tatohen me 15 % të vlerës të pronës.

Sipas propozimit nuk do të taksohet dhurimi për banesën e parë dhe trojet me vlerë deri në 30 milionë lekë, ndërkohë që mbeten jashtë skemës së përfitimit dyqanet. Edhe lidhjet e tjera të trashëgimisë nuk përfitojnë. Amendamenti erdhi nga deputetja Evish Kushi. Ministria e Financave ishte në parim dakort por duhet parë me ulje niveli i pragut.

Gjithçka do të vendoste në seancë plenare. Gjithsesi, thotë deputetja Kushi, efektet financiare janë minimale, pasi dhurimet e pronësisë në Shqipëri janë të frenuara pikërisht për shkak të taksimit prej 15 %. Sipas saj heqja e kësaj tarife për banesën e parë do të zgjidhte shumë probleme financiare.

Top Channel

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of