Dobësohen valutat, leku nuk ndal rritjen

14/06/2012 12:50 PM 0 komente

Monedha vendase po përjeton ditë pozitive në tregun e këmbimit valutor, ku ka shënuar një tjetër bilanc pozitiv ndaj dy valutave kryesore, euro dhe dollar.

1 euro është këmbyer sot me 138.5 lekë, 0.19 lekë më pak se një ditë më parë, duke rregjistruar një dobësim më të madh se në dy ditët e mëparshme.

Dollari ndërkohë është zhvlerësuar më shumë, 0.27 lekë më pak se ditën e mërkurë, duke zbritur në nivelin e 110.29 lekë.

Dobësimi i monedhave të huaja është rrjedhojë e një situate aspak komode në bursat ndërkombëtare, të cilat janë të shqetësuara ndërkohë që zgjedhjet në Greqi po afrohen. Ky vend, kriza e të cilit ka alarmuar të gjithë Europën dhe tregjet ndërkombëtare, pritet t’i mbajë zgjedhjet parlamentare pas tre ditësh, që do të pasohen me përzgjedhjen e qeverisë së re.

 

Lekë për njësi të monedhës së huaj

Dollari Amerikan        USD    110.29             -0.27

EURO                              EUR    138.50             -0.19

Poundi Britanik           GBP    170.96             -1.25

Franga Zviceriane       CHF    115.33             -0.16

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of