Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka ftuar të gjitha bizneset eksportuese të aplikojnë në platformën e-Albania për marrjen e statusit të “Eksportuesit të Miratuar”, në funksion të lehtësimit të procedurave doganore dhe nxitjes së eksporteve,
Aplikimi kryhet në llogarinë e biznesit në E-Albania, duke zgjedhur shërbimin “Autorizim për statusin e eksportuesit të miratuar”.
Statusi i eksportuesit të miratuar i jep eksportuesit këto përparësi:
1. Reduktimin e ndjeshëm të kohës së pritjes në doganë, për lëshimin e certifikatës EUR.1.
2. Shmangien e gabimeve të mundshme gjatë plotësimit të certifiatës EUR.1, gabime këto që do të sillnin penalizim të operatorit ekonomik eksportues.
3. Reduktimin e kohës së nevojshme për plotësimin e dokumentave që shoqërojnë deklaratën doganore të eksportit.
4. Rritjen e besueshmërisë të autoriteteve doganore të vendit të destinacionit të mallit ndaj operatorëve ekonomik.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.