Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka korrektuar me shpejtësi të dhënat për importet e mallrave të akcizës, pas një ngatërrese në krahasimin mes muajve, që I nxirrte karburantet, cigarette, birrën dhe kafen me rritje të fortë.
Sipas të dhënave të korrektuara, importet e birrës dhe të kafes kanë shënuar rritje të lartë me bazë vjetore për periudhën janar-shtator.
Importet e birrës shënuan rritjen më të fortë, duke u zgjeruar me 20% për 9 mujorin, ndërsa ato të kafesë me 17%.
Rënien më të lartë e kanë shënuar importet e cigareve, që janë reduktuar me 11%, duke reflektuar zhvendosjen e konsumit drejt duhanit vendas, që prodhohet kryesisht në vend.
Importet e karburanteve kanë ngadalësuar ritmet e rënies pas ndërprerjes së prodhimit vendas. Sipas të dhënave të doganave, ato u tkurrën me 1.6% për 9 mujorin.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.