Doganat Shqiptare bashkëpunim me UNODC për gjurmimin e kontenjerëve

18/12/2020 2:57 PM 0 komente

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, priti në një takim Drejtoren e Zyrës së UNODC, në Shqipëri, Ela Banaj, dhe Ekspertin e UNODC, në Organizatën Botërore të Doganave(WCO), Svetlan Savov.

Gjatë këtij takimi biseda u përqendrua në zbatimin e Programit të Kontrollit të Kontejnerëve në Portin e Durrësit, ku UNODC ka prokuruar njëzet gjurmues kontejnerësh, GPS, të cilët do të vihen në dispozicion për nevojat e Njësisë së Kontrollit të Kontejnerëve dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.

Gjithashtu do të ofrohet trajnim i punonjësve për përdorimin e tyre. Eksperti i WCO, do të zhvillojë një trajnim tre ditor mbi Opioidet dhe Prekursorët e Drogave, ku do të marrin pjesë punonjësit e Njësisë së Kontrollit të Kontejnerëve në Portin e Durrësit dhe të Njësisë së Kontrollit të Kargove Ajrore, me qëllim shkëmbimin e eksperiencave mbi indikatorët e riskut, tendencat e trafikimit/kontrabandimit dhe analizën e informacionit.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of