Doganat synojnë zhvillimin e sistemeve të dixhitalizuara

23/06/2021 12:36 PM 0 komente

Digjitalizimi i sistemit doganor ka bërë që të krijohen lehtësi për biznesin, shkurtim të kohës proceduriale,  rritje e transparencës dhe ulje e nivelit të korrupsionit.

Në vijim të axhendës së vizitës studimore të delegacionit të Drejtorëve të Përgjithshëm të Doganave të Turqisë në Shqipëri, u  zhvillua një takim me Drejtoren e Përgjithshme të AKSHI, Linda Karçanaj, ku diskutimet u fokusuan në asistencën  teknike sa i përket sistemeve dhe teknologjisë së informacionit,  që për Doganat kanë një rëndësi thelbësore në procesin e digjitalizimit, sipas një njoftimi zyrtar.

Drejtori i Përgjithshëm të Doganave, Genti Gazheli, në fjalën e tij theksoi,  se ekonomia botërore, por edhe ajo shqiptare po kthehet në digjitale më shpejt sa ishte parashikuar dhe me të njëjtin ritëm duhet të përshtaten edhe shërbimet e autoriteteve publike, përfshirë ato doganore.

“Informacioni dhe Teknologjia e Komunikimit(ICT) janë sot në çdo zyrë të shërbimit doganor,  duke transformuar këtë shërbim nga automatizimi shërbimeve ICT, përdorimi internetit për mos-transportin e mallrave të ndaluar, përdorimi sistemit automatik të deklaratave doganore, evidentimi risqeve, marrja e masave për validimin dhe procesimin e deklaratave doganore”, u shpreh Gazheli.

Aktualisht nepermjet E Albania jane 7 sherbime online, nderkohe qe ne 1 korrik behen efektive dhe 27 sherbime te tjera,  autorizime, vërtetime, lehtësira doganore etj.

Partneriteti me homologët turq në zhvillimin e sistemeve, softeve dhe modulit të menaxhimit të riskut ishin në qëndër të diskutimeve të takimeve  te grupeve teknike te dy administratave doganore.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of