Dollari amerikan pritet që të arrijë nivele të larta vitin e ardhshëm duke qenë se Rezerva Federale do të rrisë normat e interesit, sipas një sondazhi të fundit kryer nga Reuters.
Dollari papritur u rrit në mënyrë të menjëhershme me më shumë se 3 për qind gjatë muajit tetor, duke shënuar nivelin e tij më të lartë kundrejt shportës së monedhave më të rëndësishme të grupit.
Kundrej jenit ai fitoi 1.3 për qind duke u këmbyer me 106.3 dollarë për jen.
Edhe niveli i sterlinës nuk është fort i mirë kundrej dollarit amerikan.
Paundi britanik pritet që të humbë rreth 5 për qind pasi Anglia të fillojë procesin e largimit të saj zyrtar nga BE-ja.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.