Dollari amerikan humbi pikë kundrejt jenit mëngjesi e ditës së sotme. Ai ra me 0.5 për qind dhe u kmëbye me 113.047 dollarë amerikanë për jen.
Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit ra me 0.3 për qind , duke shkuar në 96.718 . DXY.
Ndërsa moendha euro avancoi kundrejt dollarit amerikan. Ajo u rrit me 0.3 për qind dhe u këmbye me 1.1384 euro për dollarë amerikanë.
Dollari amerikan humbi pikë edhe kundrejt yuan-it kinez duke u këmbyer me 6.8419 yuan për dollarë amerikanë.
Paundi britanik avancoi me 0.6 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.2803 paund për dollarë amerikanë.
Edhe kundrejt euros paundi britanik avancoi me 0.4 për qind.
Dollari australian avancoi me 0.3 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 0.7384 dollarë asutralianë për dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.