Dollari amerikan shënoi rënie mëngjesin e kësaj të enjteje kundrejt euros. Ai ra me 0.2 për qind dhe u këmbye me 1.1504 dollarë amerikanë për euro.
Ai humbi pikë edhe kundrejt jenit, ku ky i fundit avancoi me me 0.4 për qind dhe u këmbye me 108.60 jen për dollarë amerikanë.
Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rendëisshëm të grupit ra me 0.2 për qind, duke shkuar në 95.16 . DXY.
Dollari australian avancoi me 0.3 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 0.7277 dollarë australianë për dollarë amerikanë.
Franga zviceriane avancoi me 0.15 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 0.9923 franga zviceriane për dollarë amerikanë.
Sterlina avancoi me 0.2 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.3157 sterlina për dollarë amerikanë.
Sterlina ka avancuar me 4 për qind gjatë këtij viti kundrejt një dollari të dobët dhe pritshmërive se Britania do ta evitojë daljen nga BE-ja pa një marrëveshje, një skenar ky që tregjet e konsiderojnë si më të keqin e mundshëm kundrejt sterlinës.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.