Dollari amerikan humbi pikë kundrejt euros mëngjesin e kësaj të enjteje, duke shënuar nivelin e tij më të ulët në më shumë se një muaj. Dollari amerikan u këmbye me 1.1143 euro.
Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndëishëm të grupit ishte në nivelin prej 97.038 . DXY, njëkohësisht edhe niveli i tij më i ulët në më shumë se katër muajt e fundit.
Kundrejt jenit, dollari amerikan u këmbye me 108.55 dollarë amerikanë për jen.
Paundi britanik avancoi me 0.2 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.3218 paund britanikë për dollarë amerikanë, njëkohësisht edhe niveli i tij më i lartë që prej muajit mars.
Dollari australian u rrit me 0.1 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 0.6882 dollarë australianë për dollarë amerikanë.
Dollari i Zelandës së Re u këmbye me 0.6581 dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.