Dollari amerikan humbi pikë kundrejt jenit mëngjesin e sotëm. Ai ra me 0.3 për qind dhe u këmbye me 112.135 dollarë amerikanë për jen, duke lënë pas kështu nivelin e tij të lartë ku u këmbye me 112.285, më i larti që prej 17 majit.
Indeksi i dollarit që e krahason atë me gjashtë prej monedhave më të rëndësishme të grupit ra me 0.1 për qind në 96.300 .DXY, nilvel ky shumë më i ulët në krahasim me atë të sesionit të mëparshëm ku indeksi ishte në 97.447 .DXY.
Monedha euro avancoi me 0.5 për qind dhe u këmbye me 1.13610 euro për dollarë amerikanë. Një rritje e tillë erdhi menjëherë pas deklaratës së Z. Draghi në Portugali, ku ai u shpreh se BQE do të rregullojë politikat e saj në mënyrë të tillë që e ardhmja e ekonomisë të përmirësohet në Europë.
Dollari amerikan shënoi rënie edhe ndaj dollarit kanadez. Ai ra me 0.4 për qind dhe u këmbye me 1.3144 dollarë amerikanë për dollarë kanadezë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.