Dollari amerikan humbi pikë mëngjesin e kësaj të mërkure kundrejt jenit dhe u këmbye me 108.57 dollarë amerikanë për jen.
Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndëishëm të grupit ishte në nivelin prej 97.768.DXY.
Monedha e përbashkët, euro, u këmbye me 1.1075 dollarë amerikanë.
Franga zviceriane u këmbye me 0.9875 dollarë amerikanë, njëkohësisht edhe niveli i saj më i lartë që prej 4 nëntorit të këtij viti.
Sterlina u këmbye me 1.2993 dollarë amerikanë, njëkohësisht edhe niveli i saj më i lartë që prej mesit të muajit maj.
Dollari australian ra me 0.4 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 0.6822 dollarë australianë për dollarë amerikanë.
Yuan-i kinez humbi pikë mëngjesin e ditës së sotme kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 7.0738 yuan për dollarë amerikanë, njëkohësisht edhe niveli i saj më i ulët që prej 18 tetorit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.