Dollari bie, jeni forcohet
Dollari amerikan humbi pikë mëngjesin e kësaj të premteje kundrejt jenit, duke rënë kështu në nivelin e tij më të ulët të gjashtë muajve të fundit. Ai u këmbye me 105.77 jen.
Dollari amerikan humbi pikë edhe kundrejt frangës zvicriane. Ai u këmbye me 0.9410 franga zviceriane, duke shkuar kështu pranë nivelit të tij më të ulët të këtyre dy viteve të fundit.
Indeksi i dollarit amerikan ishte në nivelin 96.438 .DXY, duke shkuar kështu pranë nivelit të tij më të ulët të këtij viti.
Ndërsa monedha e përbashkët, euro, avancoi me 0.3 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.1271 dollarë amerikanë.
Sterlina avancoi me 0.2 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.2982 dollarë amerikanë.
Ndërsa kundrejt euros ajo ra me 0.2 për qind dhe u këmbye me 86.88 franga zviceriane për euro.
Komente