Dollari amerikan humbi pikë mëngjesin e kësaj të premteje kundrejt jenit. Ai ra me 0.1 për qind dhe u tregtua me 110.34 dollarë amerikanë për jen, njëkohësisht edhe niveli i tij më i ulët në më shumë se një javë.
Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit avancoi me 0.1 për qind, duke shkuar në 97.1 . DXY.
Ndërsa monedha e përbashkët euro ra me 0.2 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.1274 euro për dollarë amerikanë.
Paundi britanik avancoi me 0.1 për qind mëngjesin e kësaj të premteje kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.2814 paund britanik për dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.