Dollari amerikan humbi pikë mëngjesin e kësaj të enjteje kundrejt jenit. Ai ra me 0.1 për qind dhe u këmbye me 110.765 dollarë amerikanë për jen, duke lënë pas kështu nivelin e lartë të javës së kaluar ku u kembye me 111.13 dollarë amerikanë për jen.
Indeksi i dollarit amerikan avancoi me 0.17 për qind, duke shkuar në 96.614 .DXY.
Monedha e përbashkët ishte në nivele të qëndrueshme kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.1331 euro për dollarë amerikanë.
Dollari australian ra me 0.95 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 0.7095 dollarë australianë për dollarë amerikanë.
Dollari i Zelandës së Re ra me 0.6 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 0.6813 NZD për USD.
Paundi britanik ra me 0.15 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.3031 paund britanikë për dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.