Dollari amerikan shënoi rënie mëngjesin e kësaj të premteje kundrejt jenit. Ai ra me 0.05 për qind dhe u këmbye me 111.68 dollarë amerikanë për jen.
Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndëishëm të grupit ra me 0.2 për qind, duke shkuar në 96.61 . DXY. Gjatë kësaj jave ky indeks ka shënaur nëj rënie prej 0.7 për qind.
Monedha e përbashkët, euro, avancoi me 0.1 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.1316 euro për dollarë amerikanë.
Paundi britanik ra em 0.1 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.3226 paund britanik për dollarë amerikanë.
Dollari i Zelandës së Re avancoi me 0.4 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 0.6852 NZD për USD.
Yuan-i kinez ishte në nivele të qëndrueshme kundrejt dollarit amerikan mëngjesin e ditës së sotme dhe u këmbye me 6.71 yuan për dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.