Dollari amerikan humbi pikë mëngjesin e kësaj të mërkure kundrejt jenit. Ai ra me 0.1 për qind dhe u këmbye me 110.460 dollarë amerikanë për jen, duke lënë pas nivelin e tij më të lartë të dy javëve të fundit ku u këmbye me 110.675 dollarë amerikanë për jen.
Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndëishëm të grupit avancoi me 0.1 për qind.
Moendha e përbashkët, euro, nuk pati ndryshime të shumta mëngjesin e kësaj të mërkure kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.1156 euro për dollarë amerikanë.
Paundi britanik ishte në nivele të qëndrueshme kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.2712 paund britanik për dollarë amerikanë.
Dollari australian ra me 0.1 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 0.6878 dollarë australianë për dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.